Për të aplikuar, ju duhet t‘i përgjigjeni pyetjeve të shkurtra si më poshtë. Ju lutemi, jepni pergjigje të qarta dhe të shkurtra. Ju lutemi, vini re se për çdo aplikim ju duhet të plotësoni një tabelë buxheti.
Ju lutemi na thoni diçka për veten apo organizatën tuaj
Adresa
Statusi ligjor (ju lutemi zgjidhni një opcion)
A është ky aplikimi i parë për mbështetje nga EED?
Kush është personi i kontaktit që po dorëzon këtë kërkesë?
Ju lutemi na thoni se kush ju njeh
Ju lutemi jepni emrin dhe informacionin e kontaktit e të paktën tre personave të njohur e të respektuar që mund t’i kontaktojmë për rekomandime në mbështetje të aktiviteteve tuaja. Mund të jepni informacione për sa më shumë persona që keni dëshirë.
Ku e morët vesh për EED?
Përmbledhje e propozimit tuaj
Kjo pjesë duhet të ketë përshkrim të qartë dhe konciz të propozimit dhe aktiviteteve (Maksimum 1500 karaktere):
- Pse është e nevojshme iniciativa?(Përshkrim i shkurtër i kontekstit/sfidat aktuale)
- Cili është qëllimi i projektit dhe rezultatet e parashikuara?(Rezultatet e pritura)
- Si do t'i trajtojë projekti këto sfida?(Përshkrim i shkurtër i aktiviteteve – çfarë do të prodhohet ose ofrohet?)
- Kush duhet të përfitojë? (Popullata e synuar)
Propozimi i detajuar
1. Cili është objektivi i nismës suaj? * (Jo më shumë se 1500 karaktere)
- Çfarë po përpiqeni të ndryshoni për të ardhmen?
- Pse është i rëndësishëm ky ndryshim?
- Si i përgjigjet nisma juaj nevojave të rajonit, shtetit apo komunitetit të synuar dhe sfidave aktuale me të cilat po përballeni?
Duhet të jeni sa më të qartë me objektiv konkret dhe praktik, të keni kontekstin e duhur dhe komunitetin/grupin e synuar.
2. Çfarë propozoni të bëni? (Jo më shumë se 4500 karaktere)
Ju lutemi përgjigjuni të gjitha pyetjeve të mëposhtme:
- Cilat janë aktivitetet kryesore?
- Cili është rajoni, shteti apo komuniteti që keni si synim?
- Kush janë përfituesit dhe si do të përfitojnë ata nga aktivitetet?
3. Cilat janë rezultatet e pritshme të nismës suaj? * (Jo më shumë se 1500 karaktere)
- Çfarë ndryshimesh prisni të realizoni dhe si kontribuojnë ato në objektivin e përgjithshëm? - Si do ta merrni vesh se i kini arritur rezultatet që donit të arrinit?
4. A do të përfshini edhe çështje gjinore në nismën tuaj? A do të përfshini ndonjë çështje tjetër të rëndësishme gjithëpërfshirëse (p.sh. të rinjtë, pakicat) në nismën tuaj? * (Jo më shumë se 1500 karaktere)
Për shembull, a keni si qëllim të përfshini nevoja dhe kufizime të ndryshme të identiteteve gjinore në nismën tuaj? Nëse po, lutemi përshkruajeni më poshtë.
5. A jeni në dijeni të aktiviteteve të ngjashme që po realizohen aktualisht nga ju apo grupe të tjera në rajonin/shtetin tuaj? * (Jo më shumë se 1500 karaktere)
Nëse përgjigja është po, në çfarë aspekti është propozimi juaj plotësues ose inovativ në krahasim me aktivitetet ekzistuese?
6. A ka ndonjë rrezik në realizimin e aktiviteteve në kuadër të kësaj nisme dhe çfarë do të bëni për t’i trajtuar këto rreziqe? * (Jo më shumë se 1500 karaktere)
- Cilat janë rreziqet kryesore që mund të kenë ndikim te rezultatet e nismës suaj?
- Sa gjasa ka që të ndodhin këto rreziqe?
- Cilat janë pasojat e mundshme nëse ndodhin këto rreziqe?
- Si do t’i trajtoni këto rreziqe?
7. Ju lutemi përshkruani kapacitetet dhe përvojën tuaj. (Jo më shumë se 1800 karaktere)
Ju lutemi përgjigjuni të gjitha pyetjeve të mëposhtme:
- Sa e madhe është organizata/grupi juaj? Për shembull, numri i anëtarëve të OJQ-ve, stafi, vullnetarët/ pjesëmarrësit në rrjetin tuaj, buxheti vjetor?
- A keni zyrë apo vend ku takoheni?
- A keni realizuar tashmë aktivitete të tjera? (Lutemi jepni një përmbledhje të shkurtër të deri në tre nga aktivitetet tuaja më të rëndësishme dhe rezultatet e tyre).
- Ju lutemi jepni një shpjegim të shkurtër se përse mendoni se keni aftësitë për ta zbatuar këtë nismë.
- Nëse keni marrë ndonjë financim nga donatorët më parë, ju lutemi përmendni cilët donatorë, shumat që keni marrë dhe kohëzgjatjen e projekteve.
8. EED synon të financojë nisma që donatorë të tjerë mund të mos kenë mundësi t’i mbështesin. * (Jo më shumë se 1800 karaktere)
Ju lutemi përgjigjuni të gjitha pyetjeve të mëposhtme për të na ndihmuar të kuptojmë pse financimi i kësaj nisme është i pamundur nga donatorë të tjerë apo me forma të tjera.
- A i jeni drejtuar apo kontaktuar ndonjë donator tjetër në lidhje me këtë nismë konkrete?
- Nëse jo, pse jo? Nëse po, ju lutemi rendisni donatorët që keni kontaktuar.
- Pse keni aplikuar tek EED për financimin e kësaj nisme të veçantë?
- Pse do ta kishit të vështirë të realizonit këto aktivitete pa financimin e EED?
9. Kostoja totale e projektit (në Euro):
Ju lutemi bëni një përmbledhje të mënyrës se si prisni të përdorni kontributin e EED duke plotësuar formularin e EED për buxhetin. Këtë formular buxheti mund ta shkarkoni këtu.
Ju lutemi kini parasysh se duhet të përfshihen edhe taksat. EED nuk mbulon kostot e përgjithshme (overhead).
EUR
10. Fonde emergjence
Në situata të jashtëzakonshme apo të justifikuara, EED mund të përpunojë një numër të kufizuar kërkesash që mund të jenë urgjente.Nëse keni dëshirë të kërkoni fonde urgjente, ju lutemi përgjigjuni shkurtimisht të gjitha pyetjeve të mëposhtme:
- Pse është urgjente kërkesa juaj? – A ndryshoi situata shumë shpejt apo në mënyrë të papritur?
- Çfarë mund të ndodhë nëse nuk merrni fondet e emergjencës? – A do të detyroheni t’i ndërprisni aktivitetet?
- A po përballeni me mungesë fondesh apo shpenzime urgjente që nuk mund t’i parashikonit?
- A ka pasur rrethana të papritura të jashtme që sollën si rezultat situatën emergjente?
Bashkëngjitje e dokumenteve